18 Nëntor 2016 - 12:18
Hamiti lidhur me këtë ka shkruar:
Drejtori pronto i PTK-së, duke debatuar për kodin, paska thënë se prej se ai ka mësuar të shqiptojë fjalën telekomunikacion, bile edhe më herët, që në kohën kur ai paska zbuluar fjalën aeroport, unë, Ismet Hamiti, vetëm paskam kritikuar.
Dhe ka të drejtë, sepse që nga koha kur, bie fjala, unë e kam krijuar “Valën”, ku ai tash ha bukë, të merituar aq sa një eskimez, unë vërtet kam kritikuar shumë. Kam kritikuar kontratën me Monako Telekomin, kam kritikuar sabotimin e zgjidhjes së kodit ndërkombëtar, kam kritikuar hajninë në PTK, kam kritikuar licencimin korruptues të operatorit të dytë, kam kritikuar plaçkitjen a parasë publike përmes Z-Mobile, kam kritikuar përpjekjen për shitjen e PTK-së spekulantëve, kam kritikuar eliminimin sistematik të profesionistëve në PTK dhe zëvendësimin e tyre me sojin pronto, kam kritikuar vënien e telekomunikacionit në tavolinën e bisedimeve me këdo, kam kritikuar rrugën e zgjedhur për të marrë kodin shtetëror, kam kritikuar heqjen e emërtimit “Republika e Kosovës” dhe zëvendësimin me “Kosovo*”.
E tani kritikoj kthimin e Serbisë në sektorin e telekomunikacionit duke përdorur si maskë kodin dhe angazhohem që publiku ynë ta kuptojë të vërtetën se kodi që po trumbetohet si “kod shtetëror” nuk është as i Kosovës e as shtetëror. Është kod gjeografik që në këtë proces do t’i ndahet Serbisë, e cila, si pronare që do të jetë, do të japë pëlqimin që ARKEP-i të regjistrohet në ITU si administrator i kodit për, siç e quan ajo, “krahinën jugore serbe”. Me këtë e paskam mbushur kupën aq sa ta detyroj këtë individ të shfryjë mllefin ndaj meje e të shprehet për mua ashtu siç u shpreh. Dhe e kuptoj mllefin e tij, sepse ky nuk mund të marrë me mend se ka të tillë që kritikojnë veprimet e pushtetit, qofshin ato edhe veprime si ky që shkatërrojnë shtetin.
Ai i takon një soji tjetër – sojit të servilëve. Më vjen keq që atij do t’i duhet të marrë mundimin e të mësojë edhe një fjalë të re që quhet integritet. Ai edhe mund të mësojë ta shqiptojë këtë fjalë të ndërlikuar, por nuk kam asnjë shpresë se ai do ta kuptojë ndonjëherë çka do të thotë integritet personal e profesional. As ai e as soji i tij. Por, për fatin e tyre të keq, publiku e kupton mirë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...