Haliti e Petroviq në takimin e AP të NATO-s në Stamboll

18 Nëntor 2016 - 12:07      

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ministrat e lartë të qeverisë do t'iu bashkohen ligjvënësve gjatë katër ditëve në Stamboll në Sesionin Vjetor të 62-të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton Koha.net.

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe nënkryetari tjetër, Slobodan Petroviq do të marrin pjesë në Sesionin Vjetor të 62-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që nis këtë të shtunë në Stamboll.

Në një komunikatë për medie nga AP e NATO-s thuhet se parlamentarët nga vendet e NATO-s do të mblidhen këtë javë për t'i vlerësuar përgatitjet e Aleancës për rritjen e prezencës së saj ushtarake në shtetet Baltike dhe Poloni, si përgjigje ndaj kërcënimeve të Rusisë, dhe për zhvillimin e mënyrave për ta mposhtur terrorizmin në vend dhe në Lindjen e Mesme.

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ministrat e lartë të qeverisë do t'iu bashkohen ligjvënësve gjatë katër ditëve në Stamboll në Sesionin Vjetor të 62-të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Takimi në qendër të Turqisë, i vendosur në mes Evropës dhe Azisë, vjen katër muaj pasi institucionet e vendit i mbijetuan përpjekjes për grusht shtet, dhe vetëm pak ditë pas zgjedhjeve presidenciale dhe të Kongresit në Shtetet e Bashkuara, vendin anëtar kryesor të NATO-s.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...