“Kurrikulat po zbatohen në të gjitha shkollat”

18 Nëntor 2016 - 11:56      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami mori pjesë në Konferencën “Prezantimi i dokumenteve kurrikulare dhe udhërrëfyesi për zbatim”, ku u bë prezantimi i dokumenteve të rishikuara kurrikulare: Korniza Kurrikulare, Kurrikula Bërthamë për nivelet 1, 2 dhe 3, Udhërrëfyesi për zbatim dhe Korniza e vlerësimit të performancës së shkollës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Bajrami, me këtë rast vlerësoi se, prezantimi i këtyre dokumenteve shënon përfundimin e një procesi shumë të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm, që ka të bëjë me Kornizën e Kurrikulit dhe Kurrikulat lëndore, një proces i filluar me shumë guxim në vitin 2008.

Ai tha se, tashmë krakas Kurrikulave ekziston edhe Udhërrëfyesi, i cili parasheh që nga 85 shkolla të shkohet në të gjitha shkollat e Kosovës, si një projekt i një partneriteti strategjik në mes të tri niveleve: shkollave, DKA- ve dhe Ministrisë së Arsimit.

Ndryshe, procesi i pilotimit të Kurrikës së Re ka filluar në vitin 2013, fillimisht në 10 shkolla, pastaj në 85 shkolla, për të vazhduar me zbatimin e plotë të saj në të gjitha shkollat e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...