18 Nëntor 2016 - 11:48
Në këtë publikim, autori pohon se anëtari i KPK-së, Idain Smailji, ka mandat të skaduar dhe nuk duhet të jetë pjesë e Këshillit.
Duke marrë parasysh se këto janë pretendime serioze dhe venë në pikëpyetje legjitimitetin e përbërjes së Këshillit, ne e kemi parë të arsyeshme që ta shqyrtojmë këtë çështje. Pas shqyrtimit të procesverbalit zyrtar dhe dokumenteve që ndërlidhen me mandatin e anëtarit të KPK-ës, Idain Smailji, ne fuqishëm besojmë që mandat i tij nuk ka skaduar, njofton kumtesa nga KPK, transmeton Koha.net.
Përderisa e respektojmë rolin e rëndësishëm të shoqërisë civile në monitorimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ne nuk do të pajtohemi gjithnjë me përfundimet e tyre. Në këtë rast, ne fuqishëm nuk pajtohemi me autorin e këtij raporti. Anëtari i KPK-së, Idain Smailji, ka shërbyer me mandat të ligjshëm dhe do të vazhdojë të njëjtin deri në skadimin e tij.”
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...