“Pozita nuk iu frikësohet zgjedhjeve, por ka shumë punë për të bërë!”

18 Nëntor 2016 - 10:16      

Këshilltari politik i kryeministrit Mustafa dhe zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal , Bajrma Gecaj, në një postim t vetin në facebook, duke iu përgjigjur kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet të parakohshme, ka thënë se “ pozita nuk ka frikë nga këto zgjedhje, por nuk dëshiron t’i lërë anash punët e shumta”, transmeton Koha.net.

Gecaj, njëkohësisht, ka adresuar akuza të rënda ndaj opozitës për shkak se ajo e kritikon vazhdimisht Qeverinë! “Punoni , mos bojkotoni” e ka këshilluar Gecaj opozitën duke thënë se dueli i zgjedhjeve do të bëhet në vitin 2018.
Gecaj ka shkruar:

“AAK paska kërkuar t’i drejtohemi popullit me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të na vlerësoi qytetari se kush ka të drejtë e kush jo. Pra edhe AAK i është bashkangjitur kërkesës me turr dhe të papërmbajtur për dalje sa më të shpejtë në zgjedhje. Atyre që po kërkojnë zgjedhje të reja u është mbushur mendja se do të fitojnë. Sa më shumë po kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme aq më shumë po trimërohen. Kur pozita po i injoron me të drejtë, për të mos i lënë anash punët e shumta, ata po mendojnë se ne kemi frikë për këtë duel. Kështu puna e opozitës është bërë, mospuna apo ëndrra për zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo qasje vazhdon të jetë përjashtuese, kokëforte dhe e dëmshme. Çdo iniciativë, çdo ftesë, çdo veprimtari e Qeverisë ka një përgjigje nga opozita – Zgjedhje të Jashtëzakonshme – E në anën tjetër po kjo opozitë vazhdon ta kualifikoj qeverinë se nuk bashkëpunon, nuk është fleksibile e të tjera të ngjashme. E keqja më e madhe është se me këtë qasje kjo opozitë qëllimshëm dëshiron ta dëmtoj qeverinë dhe në anën tjetër të vazhdoj të pretendoj se me këtë po i mbron interesat vitale të Kosovës. Në të vërtetë tash sa kohë po e bënë mu të kundërtën. Është vërtetë punë e gjatë dhe e lodhshme të punohet në mënyrë demokratike duke qenë në opozitë. Punoni mos bojkotoni, sepse të qenët në opozitë duhet kuptuar si punë të madhe dhe ushqim demokratik për shoqërinë. E sa për zgjedhje, këtë duel do ta bëjmë në vitin 2018. Deri atëherë ne do të punojmë - për ju nuk e di”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...