Mish i ngrirë në vitin 1982 në Mal të Zi, a mund të shitet edhe në Kosovë

18 Nëntor 2016 - 08:55      

Një sasi e madhe mish i ngrirë që në vitin 1982, ka arritur në portin Tivar në Mal të Zi dhe, siç njoftohet, janë ndërmarrë të gjitha masat që ky mish të mos arrijë në vendet e destinuara.

Në interesimin e Koha.net se a mund të vijë një sasi e këtij mishi edhe në Kosovë, zyrtarë të AUV thanë se janë në dijeni për këtë ngarkesë mishi ardhur në portin detar të fqinjit tonë perëndimor.

Lamir Thaçi, zyrtar i AUV e Kosovës i ka thënë Koha.net se inspektorët janë në të gjitha pikat kufitare dhe se asnjë ngarkesë në vendin tonë nuk kalon pa u kryer të gjitha procedurat doganore ndër të cilat hyn edhe verifikimi veterinar ushqimor.

Siç njofton portali b92, Drejtoria doganore e Serbisë ka dhënë urdhër te të gjitha doganat që të ndërmarrin masa të shtuara ndaj qarkullimit të mallrave e të udhëtarëve.

Serbia ka frikë se mishi mund të hyjë, me theks të posaçëm në vendkalimet kufitare me Mal të Zi, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.

Në vendkalimet kufitare, siç thotë një kumtesë e Inspektoratit Kufitar Veterinar, kalimi i mishit, të gjallë ose të ngrirë, nuk është i mundur pa vërtetimin përkatës të këtij Inspektorati.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...