As KEK-u e as KEDS-i nuk marrin përgjegjësi ta heqin një shtyllë elektrike afër një pompe të benzinës

18 Nëntor 2016 - 08:22      

As KEK-u e as KEDS-i nuk po marrin përgjegjësi për heqjen e një shtylle elektrike të tensionit të lartë, e vendosur 12 vjet më parë nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) afër një pompe të benzinës në Rezallë të Skënderajt, shkruan Koha Ditore.

Kjo shtyllë elektrike ishte vendosur në vitin 2004, rreth 4 vjet pas hapjes së pompës “REZ-IMEX”. Pronari i saj, Sabit Hoxha, thotë se shtylla ishte vendosur pa pëlqimin e tij.

Përçuesi i tensionit të lartë, sipas Hoxhës, është i vendosur mbi çatinë e pompës, derisa ka shtuar se që nga fillimi ka bërë kërkesa që t’i largohet, por vazhdimisht është injoruar kërkesa e tij si nga KEK-u ashtu edhe nga KEDS-i. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...