18 Nëntor 2016 - 07:00
Deputeti Shaip Muja i ka sponsorizuar ndryshimet, shkruan sot Koha Ditore.
Nëpërmjet shtimit të një paragrafi në ligjin bazik për miniera dhe minerale, komunat do të sigurojnë “infuzion financiar” nga renta minerare, e cila është një formë qiraje për burimet natyrore të nxjerra nga, mbi dhe nën toka e Kosovës.
Përfitues më të mëdhenj parashihet të jenë Obiliqi, Drenasi e Hani i Elezit, për shkak se në territorin e tyre operojnë KEK-u, Ferronikeli dhe Sharr Cemi. Bashkë me “Trepçën” dhe operatorë të tjerë më të vegjël, paguajnë rentë vjetore prej më shumë se 30 milionë eurosh, e të cilat derdhen në buxhetin e shtetit.
Kjo, pavarësisht se shumë shtete, në mesin e të cilave edhe Shqipëria, rreth 25 për qind të të hyrave të kësaj natyre, i derdhin në buxhetet komunale ku kryhet aktiviteti. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...