18 Nëntor 2016 - 06:31
Vendimi i Inspektoratit, i cili është atakuar nga Kushtetuesja, ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të këtij institucioni me të cilin janë konstatuar disa shkelje ligjore të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në procedurën, fillimisht të pranimit e më pas të largimit nga puna të këshilltarit ligjor, Xhemajl Veliqi, shkruan sot Koha Ditore.
Dy prej veprimeve, sipas Inspektoratit kundërligjore, mbajnë firmën e kryetares Arta Rama-Hajzeri.
Sipas vendimit të Inspektoratit, të nxjerrë më datën 25 korrik të këtij viti, i cili është vërtetuar edhe në shkallën e dytë me një vendim të nxjerrë më 16 shtator të këtij viti, në procedurën ndaj Veliqit nuk janë respektuar Ligji i Punës, Ligji për Gjykatën Kushtetuese, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese, Rregullorja për procedurat e rekrutimit, të emërimit dhe të punës provuese të stafit në Gjykatën Kushtetuese dhe Udhëzimi mbi praktikat dhe mbi funksionimin e njësisë ligjore. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...