Lekaj: E papranueshme që mos të ndëshkohet askush për vdekjen e Deharit

17 Nëntor 2016 - 23:47      

Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se është e papranueshme që të mos ndëshkohet askush për vdekjen e Astrit Deharit.

“Është e papranueshme që nuk është ndëshkuar askush, duke filluar nga zinxhiri komandues. Ai ishte nën përgjegjësinë e institucionit, babai ia ka besuar shtetit djalin në burg”, ka thënë Lekaj në “Interaktiv” të KTV-së.

Lekaj, që nga profesioni është mjek, ka thënë se është e çuditshme kjo vdekje.

“Me aq sa kam lexuar ata që bëjnë vetëvrasje zgjedhin rrugën më të shkurtë për të kryer aktin”, ka thënë Lekaj, duke dyshuar në rastin Dehari.

Ndërsa për mbledhjen e kësaj nate në Kryesinë e Kuvendit, ai ka thënë se ka shkuar për të futur çështjen e Ligjit të Obliqit.

“Isha i vetëm që mora pjesë në Kuvend sepse kisha të procedojë Ligjin për Obliqin, që u fut në rend dite”, ka shtuar Lekaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...