17 Nëntor 2016 - 22:48
“Ajo që patëm mirëkuptim është Ligji për Obiliqin me propozim që të jetë në rend të ditës dhe është një e mirë për ata qytetarë, ngase e kanë kërkuar gati që pesë vjet. Prandaj, do të marrë fund ajo e mira që e ka kërkuar kryetari i Komunës së Obiliqit, por edhe qytetarët, sepse kanë pësuar nga KEK-u më së tepërmi, duke i dhënë energji tërë Kosovës dhe asnjë përfitim se kanë pasur. Tani tantiema do të jetë diku 20 për qind”, theksoi Lekaj.
Ndërsa, në seancën e 30 nëntorit Kuvendi do të shqyrtojë për herë të parë shtatë projektligje.
Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore, Projektligjin për kontrollin e brendshëm të financave publike, Projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor,
Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë, si dhe Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Kosovë. Nëse kalon procedurat e parapara parlamentare, në këtë seancë do të shqyrtohet edhe Projektligji për Obiliqin.
Kuvendi do të vazhdojë punën me shqyrtimin e dytë të dy projektligjeve: Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesa dhe Projektligjit për akreditim. Më pas, deputetët do ta shqyrtojnë raportin vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, si dhe raportin vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, për vitin 2015.
Po ashtu, do të shqyrtohet edhe Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017, si dhe dy propozim-vendime: propozim-vendimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a., si dhe për caktimin e kompensimeve për kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit për Trashëgimi Kulturore. Në fund, pritet shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit ad-hoc për zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi nismën legjislative të Projektligjit për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e hartuar nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, si dhe nismën legjislative të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158, hartuar nga deputeti Shaip Muja, i mbështetur edhe nga 5 deputetë të tjerë, të cilat iu dërguan qeverisë për mendim.
U miratua, gjithashtu, edhe rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesat buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2017-2019 në bazë të Qarkores së dytë buxhetore të Ministrisë së Financave 2017/02.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...