Tension në Drenas, Veseli fishkëllehet nga simpatizantët e Naim Bazajt [video]

17 Nëntor 2016 - 21:10      

Pak minuta pasi që është tërhequr nga gara për kryetar të Drenasit, Naim Bazaj, ai ka pritur në një takim para simpatizuesve të tij, kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Të mbledhur në një sallë, ata kanë fishkëllyer kryetarin e partisë, ndërsa Bazës i kanë kërkuar që të mos tërhiqet nga gara.

Një kronikë e Star TV tregon sikletin në të cilin është ndjerë kreu i partisë, njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës para masës të mbledhur në një restorant.

Për ta dëgjuar se çfarë donte të fliste Veseli, kandidati tashmë i tërhequr nga gara u detyrua që t’i lusë simpatizantët e tij për pak qetësi.

Veseli e ka cilësuar këtë si vlerë demokratike. Ata kanë insistuar se e duan Naim Bazajnë për kryetar të Drenasit.

Veseli është deklaruar edhe në Facebook. E ka komentuar ndryshe.

“Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme pritja dhe përkrahja që na dhanë sonte qytetarët e Drenasit për kandidaturën tonë të përbashkët Ramiz Lladrovci. Bashkë me Naim Bazajn, i cili na u bashkua sot, vazhdojmë për t'i garantuar Drenasit perspektivë. Zgjedhjet në Drenas më 4 dhjetor do të konfirmojnë fuqinë dhe unitetin e PDK-së në gjithë Kosovën”, ka thënë Veseli.

Për televizionin, Bazaj ka thënë se është tërhjekur për të mos e përçarë PDK-në, e për hir të atyre që tashmë janë në burg.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...