17 Nëntor 2016 - 21:03
Nëna e tij, Xhemile Dehari theksoi se kishte pranuar telefonat nga një person i panjohur, transmeton Koha.net.
Në shtëpinë e saj kishin shkuar shumë miq e bashkë-aktivistë, kur është lajmëruar nga dikush i panjohur, që më pas ka dalë të jetë punëtori social i burgut.
Kush e lajmëroi familjen për vdekjen e Astrit... by kohanet
“Unë nuk mund të besoj se Astriti ka bërë vetëvrasje sepse cdo herë ka qenë më i fortë se në vizitat paraprake. Të vetmin shqetësim e ka pas për ne, që prindërit të mos mërziteni”, tha më tej Avni Dehari.
“Eprorët e burgut të Prizrenit nuk ka ofruar siguri. E kanë marrë të gjallë, e kthejnë të vdekur. Kjo lë shumë për të dyshuar, ka një ministri të drejtësisë, ka një zingjir që janë përgjegjës për këto gjëra. Nuk kanë reaguar fare, kryeprokurori thotë janë konfiskuar të dhënat që janë gjetur, një natë më vonë dalin në televizion”, shtoi më tej babai i Astrit Deharit, Avniu.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...