“Është një gjurmë e këmbës së një femre në ballkonin prej ku ra Arbnor Dehari” [video]

17 Nëntor 2016 - 20:04      

Vdekja e Arbnor Deharit nuk është zbardhur ende. Për këtë nuk kanë asnjë informacion më tepër as familja e të ndjerit, tash dy vjet e gjysmë nga vdekja e tij.

Në një rrëfim ekskluziv për “Rubikon” të KTV-së, Xhemile e Avni Dehari folën për të gjitha ato që i dinë deri sot, transmeton Koha.net.

Nëna e Arbnorit e Astritit, Xhemile Dehari ka thënë se i ka ftuar hetuesit për të verifikuar edhe një shenjë të këmbës së një gruaje e cila gjendet në ballkonit e shtëpisë, mirëpo për këtë ajo nuk morri ndonjë përgjigje, e as ndonjë vizitë.

“Është një gjurmë e këmbës së gruas te dera e ballkonit. Nuk ka ardh askush ta shikoj. Hetuesi parë vdiq, u ndërrua prokurori, u ndërrua hetuesi... Kurrë më njeri i gjallë nuk na ka thirrë. Dy vjet e gjysmë i bëri Arbnori”, tha nëna e Deharit.


“Është një gjurmë e këmbës së një femre në... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...