Numri i vogël i studentëve shtyn ligjëratat në Fakultetin e Ndërtimtarisë [video]

17 Nëntor 2016 - 22:43      

Katër studentëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë, në nivelin Master, u është dashur të presin rreth dy muaj që të fillojnë ligjëratat, raporton KTV.

Kjo po ndodh për shkak të numrit të vogël të studentëve të pranuar në drejtimin për Infrastrukturë Rrugore, pasi që në konkursin për pranimin e studentëve, ishte paraparë që të pranoheshin së paku 10 studentë, transmeton Koha.net.

Por vetëm pas presionit të studentëve, të cilët i kanë kryer të gjitha obligimet, drejtues të këtij fakulteti kanë publikuar orarin e ligjëratave. Mirëpo, kjo sipas studentëve, është vonesë e kushtueshme.

Studentët kanë thënë se janë ankuar disa herë te dekani dhe në rektorat, por deri tash nuk u është bërë zgjidhje.

Ndërkaq, Abdullah Zejnullahu, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në një përgjigje përmes telefonit, ka siguruar studentët se të gjitha ligjëratat e humbura do t’u kompensohen.


Numri i vogël i studentëve shtyn ligjëratat në... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...