17 Nëntor 2016 - 22:39
Këtë e bëri edhe ministri aktual Arsim Bajrami, i cili u zotua se prioritet do të jetë ngritja e cilësisë në arsim, transmeton Koha.net.
Dita ndërkombëtare e arsimit, Arsim Bajramin e gjen me idenë se duhet të vetëdijesohemi që arsimi të jetë prioritet, por që e pranon se reformat për arsim po shkojnë ngadalë.
Sa i përket mësimdhënies, Bajrami ka thënë se kemi kuadër profesional, por që vazhdimisht duhet të kualifikohen dhe t’u nënshtrohen proceseve që vijnë si obligim i ndryshimeve kohore.
Me këtë nënkupton nënshtrimin e mësimdhënësve në testin e performancës. Por, Halim Hyseni njohës i Arsimit në vend thotë se asgjë nuk po shkon për së mbari, sa i përket zhvillimit të arsimit.
Ai thotë se ka frikë se gabimet e bëra nga ministrat që kanë udhëhequr me këtë dikaster, do të jenë të papërmirësueshme.
Ndërkaq, prorektori për mësim në universitetin më të madh publik në vend, Naser Sahiti, thotë se ka shumë punë për t’u bërë, sa i përket studimeve efikase, por që po punojnë në këtë aspekt.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...