Shkeljen e ligjit për duhanin s’ka që e ndalë [video]

17 Nëntor 2016 - 19:27      

Pas më shumë se tre vjet që nga miratimi, ligji për kontrollin e duhanit po shënon regres, raporton KTV.

Shifrat e shkeljes së këtij ligji në të gjithë sektorët janë më të larta se muajt e parë, qëkur ka hyrë në fuqi, transmeton Koha.net.

E për këtë, fajtor nuk janë qytetarët që nuk e përfillin, por mungesa e angazhimit institucional. Një pikë tjetër, e cila fillimisht është zbatuar me më pak telashe e tash po shkelet, është ajo e ekspozimit të produkteve të duhanit.

Meqë edhe raporti i progresit kishte evidentuar se ky ligj duhet fuqizuar, OBSH-ja iu rekomandon institucioneve për një angazhim më serioz.

Së shpejti pritet të mbahet një takim me krerë të shtetit dhe kryetarë komunash, për të paraqitur masat që duhet ndërmarrë. Shkelësit e ligjit të duhanit janë parë shpesh edhe në shkolla e në institucione shëndetësore.


Shkeljen e ligjit për duhanin s’ka që e ndalë by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...