Mjekët po ankohen për insulinën që s’po jep efektin e duhur në QKUK [video]

17 Nëntor 2016 - 22:09      

Mjekët e Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe ata të QKUK-së kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me përdorimin e një lloji të insulinës, të quajtur biosemilare, për shkak të efeteve që po shkakton ajo, raporton KTV.

Çrregullimit e vlerave të glikemisë dhe mënyra e injekimit të këtij lloji të insulinës janë disa nga shqetësimet e pacientëve, të cilat, sipas mjekëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duhet të merren parasysh nga ministria, transmeton Koha.net.

Drejtoresha e Endokrinologjisë në QKUK, Drita Mekuli, ka thënë se në QKUK ende nuk kanë filluar të përdorin këtë lloj të insulinës, por ka shprehur shqetësimin për përdorimin e saj.

Sipas Mekulit, nga pacientët që ajo i ka pranuar në ambulancën e saj private, ka parë se ky lloj i insulinës nuk po arrin të stabilizojë nivelin e sheqerit në gjak. E shqetësuar me këtë lloj insuline është edhe anëtarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Besa Baftiu.

Mirëpo, Ministria e Shëndetësisë ka mohuar të ketë furnizuar spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare me ndonjë lloj tjetër të insulinës, përveç asaj humane dhe analoge.

KTV-ja ka kontaktuar edhe me zyrtarët e kompanisë Exsluive nga Gjilani, të cilët kanë fituar tenderin për të furnizuar institucionet shëndetësore me barin e quajtur Gensulin, për të cilin u tha se është biosemilar dhe po shkakton efekte anësore te pacientët.

Por pronari i kësaj kompanie, Burim Shkodra, ka mohuar kategorikisht se bari, të cilin ai e ka importuar, të jetë biosemilar.


Mjekët po ankohen për insulinën që s’po jep... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...