17 Nëntor 2016 - 19:22
Për të si tetraplegjik, megjithëse në moshë të shtyrë përkujdeseshin prindërit, por para rreth një muaji, Faruku tregon se i ka vdekur babai, ndërsa shoqëria e të afërm, po i paguajnë një kujdestar, transmeton Koha.net.
Kukaj është rrëfyer për rastin e tij në konferencën të thirrur nga shoqata e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, Handikos, ku u fol për Ligjin për statusin dhe të drejtat e personave të këtyre kategorive.
Me gjithë miratimin, mjetet për zbatimin e këtij ligji nuk janë paraparë në projektbuxhetin e vitit 2017. Si kategori në shoqëri mbesin të diskriminuar, e gjendja sipas drejtorit të Handikosit, Afrim Maliqi, do të shkojë duke u përkeqësuar në rast se nuk implementohet ligji.
Dy ministritë, ajo e Financave dhe ajo për Punë dhe Mirëqenie Sociale, kanë drejtuar gishtin te njëra-tjetra kur janë pyetur për këtë temë. Në Ministrinë e Financave, kanë thënë se është çështje e Ministrisë për Mirëqenie Sociale, ndërsa ministri Abrashi, i ka thënë KTV-së se kanë bërë kërkesë për fonde, por ajo nuk është kaluar nga Ministria e Financave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...