Opozita lë fajtor Mustafën në dështimin për viza [video]

17 Nëntor 2016 - 19:12      

Kryeministri Mustafa ka zgjedhur orët e vona të së mërkurës për të shfryer në Facebook nervozen për dështimin e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, raporton KTV.

I nxitur nga suksesi i Gjeorgjisë dhe Ukrainës për të lëvizur lirshëm në zonën Shengen, ai ka gjetur fajtorët e dështimit, e që sipas tij janë AAK-ja, pjesa tjetër e opozitës, pak deputetë të LDK-së dhe ata të Listës Serbe, transmeton Koha.net.

Por, akuzat e tij janë parë me sarkazëm nga ana e opozitës. Ndërsa deputeti Shpejtim Bulliqi deklaroi së nuk e ka në plan të merret me qëndrimet e kryeministrit, por do të mbajë qëndrimin e tij profesional rreth demarkacionit.

E opozita i është kundërpërgjigjur duke i thënë se Lista Serbe është produkt i koalicionit të tij me PDK-në e Hashim Thaçit.

Kosova përfundimisht humbi shpresën për liberalizim të vizave gjatë këtij viti, pas publikimit të raportit të progresit, ku u tha se vendi ynë ende nuk ka përmbushur 2 kritere, demarkacionin dhe korrupsionin. Por, për korrupsionin kryeministri nuk ka fajësuar askënd.


Opozita lë fajtor Mustafën në dështimin për viza by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...