Gjithçka që ndodhi sot në Kuvend për seancë të jashtëzakonshme nga VV-ja [video]

17 Nëntor 2016 - 19:10      

Kërkesa e Vetëvendosjes për mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë, për të martën pasdite, është realizuar vetëm sot, por kësaj mbledhjeje nuk iu përgjigj vetë iniciuesi, raporton KTV.

Por, ata dolën para mediave, duke thënë se këtë zvarritje qëllimisht e ka bërë Kadri Veseli, derisa arriti t’u bëjë presion deputetëve për t’i tërhequr nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme, transmeton Koha.net.

Por, kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, i vjen keq që pikërisht ata që e iniciuan seancën e jashtëzakonshme nuk u panë në kryesi, ndërsa sipas tij, foltoren e përdorën për manifestim politik. Ai tha se nuk bënë trysni ndaj asnjë deputeti, madje as që e ka ditur se kush e ka vënë nënshkrimin e kush jo.

Edhe shefi i deputetëve të LDK-së mohon se u kanë bërë presion deputetëve. Debati nga salla e Kryesisë u bart në sallën plenare, aty ku deputetët e Vetëvendosjes hapën një pankartë, përmes së cilës kërkonin drejtësi për Astrit Deharin.

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tha se Prokuroria u bë pjesë e propagandës për vdekjen e Astrit Deharit, duke çorientuar opinionin publik. Ymeri tha se ky shtet i kapur nuk prodhon drejtësi për qytetarët, por i vret ata si Astrit Deharin.

Vetëvendosje donte me çdo kusht që kjo çështje të debatohej në Kuvend, por mbështetje mori vetëm nga AAK-ja e Nisma e jo edhe nga PDK-ja dhe LDK-ja, të cilët thanë se fillimisht duan të presin fjalën e fundit nga organet e drejtësisë, pastaj të debatojnë për këtë çështje të ndjeshme.

Kërkesa e Vetëvendosjes u vu në votim, por në të morën pjesë vetëm 45 deputetë, që nuk e bëri të vlefshëm votimin. 25 deputetë votuan për, 16 kundër e 4 abstenuan.

Kështu Vetëvendosje vendosi ta lëshojë sallën e pas tyre edhe AAK-ja e Nisma. Kuvendi, në mungesë kuorumi, u detyrua të shkojë në pauzë, për të vazhduar pasdite me seancën.


Valmira Kryesia Seanca Dehari 17 11 2016 by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...