Avni Dehari: Nuk mund të besoj se Astriti ka bërë vetëvrasje [video]

17 Nëntor 2016 - 19:03      

“Ai ishte në çdo vizitë më i fortë se në tjetrën. Nuk mund të besoj se Astriti ka bërë vetëvrasje”. Kështu u shpreh babai i Astritit, Avni Dehari, në një rrëfim ekskluziv për “Rubikon” të KTV-së.

Dehari theksoi se duhet të hetohet mënyra se si kanë rrjedhur faktet, për të cilat prokuroria kishte thënë se janë konfiskuar, transmeton Koha.net.

Sipas tij, secili institucion i vendit ka dështuar në këtë rast. Tutje, ai folën për secilën vizitë që e kishin bërë gjatë kohës sa Astrit Dehari ishte në paraburgim. Nëna e Astritit, Xhemile Dehari, tha se vizita e sekretarit të LVV-së, Dardan Molliqaj, ka qenë e jashtëzakonshme, ndonëse ishin zbrazur të gjitha sportelet e që, sipas saj, kjo ishte bërë që policët të kenë mundësi të dëgjonin çdo bisedë.

Prindërit e Astrit Deharit janë të vendosur për hetuesi të pavarur, ndonëse sipas tyre, organet e vendit e kanë humbur besimin që nga vdekja e djalit të parë, Arbnor Deharit.


Avni Dehari: Nuk mund të besoj se Astriti ka... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...