17 Nëntor 2016 - 16:55
Takimi është zhvilluar në kuadër përgatitjeve të Samitit të Frankofonisë që do të mbahet javën e ardhshme në Madagaskar. Hoxhaj i ka njoftuar diplomatët për iniciativën e MPJ-së për krijimin e një fondi bursash për të rinjtë frankofonë kosovarë si dhe për organizimin e një konference për investitorë frankofonë në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net.
“Frankofonia është një ndër organizatat më të rëndësishme sa i takon ndërveprimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj me një numër të madh shtetesh frankofone në fushat e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe diplomacisë dhe ne synojmë të intensifikojmë bashkëpunimin”, ka deklaruar Hoxhaj.
Nga ana tjetër iniciativa e MPJ-së është vlerësuar lartë nga përfaqësuesit e vendeve partnere të Kosovës, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e shteteve të tyre për të bashkëpunuar në realizmin e këtyre projekteve.
Kosova është pjesë e Organizatës Botërore të Frankofonisë (OIF) prej nëntorit të vitit 2014. Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ka bërë progres në përafrimin me strukturat dhe programet e OIF. MPJ është ndër mbështetësit kryesorë të Javës së Frankofonisë dhe Festës së Muzikës në Kosovë, në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...