Kosova e Shqipëria shkëmbejnë përvojat në ekzekutimin e sanksioneve penale

17 Nëntor 2016 - 16:33      

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është pritur nga homologu i tij zëvendësministri i Drejtësisë, Eridian Salianji.

Çelaj me ftesë të homologut të tij nga Shqipëria, Eridian Salianji së bashku me Drejtorin e Shërbimit Sprovues të Kosovës janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave në fushën e sistemit të ekzekutimit të sanksioneve penale dhe në veçanti të masave alternative.

Gjatë këtij takimi të dy zëvendësministrat diskutuan për mundësitë e unifikimit të Shërbimit Sprovues në mes të dy vendeve, në mënyrë që të lehtësohen procedurat sa i përket aplikimit të këtij shërbimi në të dy vendet.

Po ashtu, të dy zëvendësministrat diskutuan gjatë këtij takimi rreth hapave që duhet të merren nga të dy qeveritë për përmirësimin e sistemit të ekzekutimit të sanksioneve penale dhe theksuan nevojën që të shihet edhe mundësia e rritjes së masave alternative.

Dy zëvendësministrat ranë dakord për rritjen e bashkëpunimit midis dy dikastereve, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të eksperiencave, ku fokus të veçantë do të ketë dhe lufta ndaj korrupsionit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...