Mustafa kërkon që mos të bëhet debat për padinë e AXOS-it

17 Nëntor 2016 - 16:29      

Kryeministri Isa Mustafa njoftoi deputetët në lidhje me kontestet që Kosova ka në Gjykatën e Arbitrazhit.

Mustafa përmendi rastin e pasaportave ku shtypshkronja austriake e kishte paditur Qeverinë e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit dhe që është dënuar me 5 milionë e 300 mijë eurosh, transmeton kosovapress.

Sipas Mustafës, Qeveria e Kosovës është ankuar në Gjykatën e Apelit dhe tashmë pritet një vendim për këtë çështje.

Rasti i dytë sipas Mustafës e që është ndërmjet DardaPhone dhe Telekomit të Kosovës ku kjo çështje është dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit. Ky proces sipas tij deri në fund të dhjetorit do të bëhet publik vendimi nga Gjykata. Ai shtoi se Telekomi beson se padia e Dardaphone do të refuzohet.

Mustafa ka treguar edhe për procesin e shitjes së PTK-së ku kompania AXOS e ka paditur Qeverinë në Arbitrazh.

“Kompania 'Patenbox' do të dërgojë përgjigjet për ‘AXOS’ ndërsa Qeveria do të angazhohet për të mbrojtur sa më mirë këtë çështje. Ky problem është i trashëguar dhe se jam i bindur se do të fitojmë”, tha Mustafa.

Kryeministri kërkoi që në seancë të mos bëhet debat për AXOS-in por secili që dëshiron mund t’i shikojë dosjet në ministrinë përkatëse.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...