Kosova prezanton në Sarajevë mundësitë për investime

17 Nëntor 2016 - 15:42      

Në Forumin Ndërkombëtar, i cili po vazhdon në Sarajevë, Kosova u prezantua me pakon e mundësive të reja për investime strategjike për investitorët e rinj të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës.

Në kuadër të temës: Kosova, mundësi e re për investime në Ballkanin Perëndimor, kryetari i AKB-se z. Agim Shahini, ndër të tjera prezantoi legjislacionin në fuqi të Kosovës, Ligjin për Trepçën dhe Ligjin për investime strategjike. Investitorët kinezë, indianë si dhe nga vendet e BE-së shfaqen interesim të madh se si trajtohen investitorët e rinj në bazë të Ligjit të ri për investime strategjike dhe cilat janë ato asete apo potenciale ku mund të investohet me lehtësitë qe ofron ky ligj.

Ndër të tjera u prezantua sektori i minierave, si potencial i pashfrytëzuar në Kosovë, i cili kërkon kapital të freskët dhe kompani me referenca të larta në këtë sektor, po ashtu sektori i turizmit, si potencial i madh në Kosovë dhe i lënë anash, siç është Brezovica, Bjeshkët e Rugovës, por edhe të Bajgorës. Si mundësi të reja u prezantuaN edhe sektorët e energjisë edhe të bujqësisë, të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe trajtimet e ujërave të zeza si dhe reciklimi i mbeturinave.

Prezantimi i Kosovës vazhdoi me paraqitjen e infrastrukturës ligjore, e cila u vlerësua si përparësi e politikave fiskale, ku në veçanti taksat në dividend janë 0 si një përparësi që shtetet e tjera nuk e kanë.

z. Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së paraqiti rrugën e integrimit të Kosovës drejt BE-se si dhe prioritetet që Kosova i ka vënë vetes që të përshpejtojë agjendën e vet për përmbushjen e obligimeve që dalin nga standardet e legjislacionit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor e sidomos atyre vendeve që janë në proces të tranzicionit. Këtu u përmend edhe pengesat e liberalizimit të vizave si dhe rëndësia që ka ky proces për Kosovën.
Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së, prezantoi të drejtën e gruas afariste në Kosovë si dhe të drejtën në integrimin në institucionet e Kosovës dhe në sektorin privat.

Në Kosovë rreth 50% e popullatës janë femra. Ato përbëjnë potencial zhvillimor të përgatitur për tregun e punës. Ato po japin rezultate edhe në sektorin privat, si forcë konkurruese dhe e përgjegjshme për shoqërinë kosovare.

Promovimi i Kosovës do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me aktivitete të shumta, që janë paraparë në kuadër të Javëve të e Biznesit Kosovar 2016 dhe për të gjetur tregje të reja të plasimit të produkteve Made in Kosova dhe për këtë kanë shprehur interesim blerësit potencialë nga Bosnja dhe Hercegovina.

Pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në këtë ngjarje po përcillet me interesim të madh nga të gjithë të pranishmit, por edhe mediat vendore të këtij shteti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...