Forumi Rinor i AKR-së anëtarësohet në organizatën LYMEC

17 Nëntor 2016 - 15:19      

Në Talin të Estonisë zhvilloi punimet Kongresi i LYMEC, organizatë kjo e themeluar para gjysmë shekulli, ombrellë e organizatave rinore evropiane me orientim liberal.

Rininë e AKR-së në këtë kongres e përfaqësonin Besart Vllahinja, dhe Sami Boroci. Kongresi shqyrtoi aplikimin i organizatës rinore të AKR-së, i cili me votim unanim konfirmoi dhe legjitimoi të drejtën për të qenë pjesë e LYMEC.

Të rinjtë e AKR-së tani do të gëzojnë të drejtat e njëjta me ata liberalë evropianë LYMEC.

“Anëtarësimi i të rinjve të AKR-së në LYMEC është një e arritur e madhe për Forumin Rinor. Tash të rinjtë e partisë tonë do të kenë rastin të jenë pjesë e barabartë me të rinjtë e shteteve të tjera evropiane. Shkëmbimi i përvojave dhe shumë bashkëpunime të tjera me kolegët tanë nga vende të ndryshme evropiane do të jenë vetëm disa nga përparësitë që do të ofrojë anëtarësimi ynë në LYMEC”, ka thënë Sami Boroci.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...