Nisma njihet me programin “Westminister Foundation for Democracy”

17 Nëntor 2016 - 15:17      

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi bashkë me sekretarin e përgjithshëm, Bilall Sherifi, shefen e Grupit Parlamentar, Valdete Bajrami, dhe sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, pritën sot ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar, Ruairí O’Connell, dhe drejtorin e Programit të “Westminister Foundation for Democracy”, Devin O'Shaughnessy, me bashkëpunëtorët.

Në këtë takim u prezantua programi i “Westminister Foundation for Democracy” për përkrahje dhe zhvillim të partive politike në Kosovë, projekt i lansuar javën e kaluar në Parlamentin e Kosovës, gjatë vizitës së sekretarit të Jashtëm Britanik, Boris Johnson.
Drejtuesit e këtij projekti u njoftuan nga afër me programin, statutin, organizimin dhe funksionimin e Nismës për Kosovën.
U shprehë gatishmëria nga të dy palët për takime të mëtutjeshme për një bashkëpunim sa më të ngushtë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...