17 Nëntor 2016 - 15:15
Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.
Mustafa njoftoi më gjerësisht për zhvillimet në Kosovë në fushën e bujqësisë, energjetikës, arsimit, investimeve, minierave dhe mineraleve, proceseve eurointegruese, luftën kundër korrupsionit, integrimin e pakicave dhe aspekte tjera.
Ai shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe të Gjermanisë.
“Gjermania ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çështjet jetike në Kosovë në të gjitha fazat, duke qenë ndër përkrahësit dhe partnerët strategjik të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës edhe në proceset aktuale shtetndërtuese dhe europianizuese”, citon kumtesa të ketë thënë Mustafa.
Ministri Federal i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Christian Schmidt, i përcolli kryeministrit Mustafa përshëndetjet e Kancelares Federale Gjermane, Angela Merkel, duke theksuar mbështetjen e mëtejme të Gjermanisë për Kosovën në shumë drejtime.
Schmidt foli ër mundësitë konkrete të zgjerimit të shkëmbimeve dhe ofrimit të përkrahjes në fushën e bujqësisë, arsimit, integrimet evropiane, investimet, si dhe në fusha të tjera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik e social në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...