17 Nëntor 2016 - 14:59
Temë e takimit ishte Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, si një nga traktatet me gjithëpërfshirëse e dizajnuar për të mbrojtur të drejtat e personave që u përkasin pakicave kombëtare.
Zëvendësministri Hoxha i njoftoi ekspertët e Këshillit të Evropës për hapat konkretë që Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë dhe po ndërmerr në kuptim të trajtimit dhe ofrimit të mundësive për komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke u zotuar që në respekt të Konventës të marrim përsipër të promovojmë barazinë e plotë dhe efektive të pjesëtarëve që u përkasin pakicave në të gjitha fushat e jetës ekonomike, shoqërore politike dhe kulturore, së bashku me kushtet që do të lejohen që ata të shprehin, ruajnë dhe zhvillojnë kulturën dhe identitetin e tyre.
Delegacioni nga Këshilli i Evropës, siç thuhet në njoftimin për medie, u ndanë shumë të kënaqur nga prezantimi i të arriturave në fushën përkatëse duke premtuar bashkëpunim të ndërsjellët në realizimin e objektivave të përbashkëta në përputhje me Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...