Kërkohet formalizimi i të punësuarve në sektorin privat

17 Nëntor 2016 - 14:55      

Prishtinë, 17 nëntor - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti sot kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë, Jusuf Azemi.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se gjatë takimit zëvendëskryeministri Kelmendi ka informuar z. Azemi për angazhimet e Qeverisë në fushën e përmirësimit të gjendjes sociale në përgjithësi dhe përmirësimin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit të punës tek ekonomitë e vogla, por edhe në luftimin e informalitetit.

Gjatë takimit që zëvendëskryeministri Kelmendi ka pasur me asociacionet ekonomike, është arritur marrëveshja për fillimin e iniciativës për formalizmin e të punësuarve, e njëkohësisht palët janë dakorduar që pakoja e dytë fiskale të jetë në funksion të avancimit dhe zhvillimit ekonomik të bizneseve.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë, shpalosi angazhimet e sindikatës lidhur me të drejtat e punëtorëve. Ai kërkoi angazhim të përbashkët në zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga Ligji i Punës, por edhe fillimin e zbatimit të kontratës kolektive, si shtyllë bazë për përmirësimin e pozitës së punëtorëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...