Kosova po do ta prishë marrëveshjen e telekomunikacionit, thonë medie serbe

17 Nëntor 2016 - 14:46      

Delegacioni i Prishtinës po përpiqet ta imponojë ndryshimin thelbësor të marrëveshjes për zbatimin e Marrëveshjes për telekomunikacionin të harmonizuar javën e shkuar, përkatësisht po do ta anulojë marrëveshjen e arritur, thotë gazeta Blic e Beogradit, transmeton Koha.net.

Edhe pse paraprakisht ishte planifikuar që rundi vijues i dialogut teknik Beograd - Prishtinë të zgjaste vetëm dy ditë (dje e sot), bisedimet, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojnë edhe nesër , e premte, për shkak se Prishtina ka dalë me kërkesa të reja lidhur me zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin.

“Shkak i kësaj sjelljeje të delegacionit kosovar është se në fillim Qeveria e Kosovës këtë marrëveshje e paraqiti fitore diplomatike, ndërsa tash po e konsideron dështim, ndërsa revidimin e saj eventual ajo do të qetësojë opinionin vendës”, citon “Blic” një burim diplomatik që nuk i vë emër.
Dje bisedimet Prishtinë Beograd kishin zgjatur 11 orë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...