Vazhdohet akreditimi ndërkombëtar i mjekësisë familjare të Kosovës

17 Nëntor 2016 - 14:31      

Prishtinë, 17 nëntor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani nënshkroi sot në Londër me presidentin e Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Përgjithshëm të Britanisë së Madhe (RCGP), z. Terr Kemple, Marrëveshjen e Mirëkuptimit për akreditimin e Programit specialistik të Mjekësisë Familjare në Kosovë nga ana e këtij kolegji.

Marrëveshja e nënshkruar me mandat 5 vjeçar, që është e treta në mes të MSh-se dhe Kolegjit Mbretëror të Mbretërisë së Bashkuar të Anglisë, siguron vazhdimësinë e akreditimit ndërkombëtar të Mjekësisë në Kosovë edhe për pesë vjetët e ardhshëm dhe paraqet një mundësi tjetër për ndërkombëtarizimin e mjekësisë familjare të Kosovës, si një ndër programet specialistike të para të akredituara ndërkombëtarisht si dhe mundësinë që ky program të promovohet në programet e tjera specialistike.
Marrëveshja e mirëkuptimit parasheh një numër objektivash që lidhen me rishikimin e komponentëve akademikë të Kujdesit Parësor Shëndetësor; përditësimin e plan-programit për programin e specializimit për mjekët familjarë në Kosovë, në përputhje me standardet ndërkombëtare për shkollimin mjekësor dhe që mund të vlerësohen sipas standardeve të anëtarësisë ndërkombëtare në RCGP (MRCGP (INT)); mbështetjen e QZHMF-në për rritjen e cilësisë së shkollimit dhe ofrimin e shërbimeve të mjekësisë familjare si dhe mbështetje QZHMF-së për të fuqizuar bashkëpunimin rajonal dhe për të promovuar programin e specializimit në mjekësi familjare të Kosovës si në nivel të brendshëm, ashtu edhe të jashtëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...