17 Nëntor 2016 - 12:59
Nora Latifi - Jashari, menaxhere e Programit në Institutin GAP, prezantoi analizën mbi efektet e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), një vit pas hyrjes në tij në fuqi. Me këtë ligj Qeveria e Kosovës ngriti shkallën e TVSH-së nga 16% në 18 % në shumicën e produkteve, ndërsa uli atë nga 16 % në 8 % kryesisht në produkte ushqimore.
Berat Thaqi, analist Politikash në Institutin GAP, prezantoi të gjeturat kryesore të analizës “Efektet e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”. GAP ka bërë matjet lidhur me efektet që reduktimi i TVSH-së ka pasur në të hyrat buxhetore dhe çmimet e konsumit. Nëse krahasohen të hyrat doganore për periudhën janar-gusht 2015 dhe janar–gusht 2016, shihet se të hyrat nga këto produkte kanë mbetur pothuajse të njëjta. Kjo vjen si pasojë e rritjes së importit në këto produkte dhe aplikimit të TVSH-së në barna.
Në rast se Qeveria e Kosovës do të aplikonte normë standarde të TVSH-së prej 18% në këto produkte, atëherë dogana do të mblidhte rreth 10.6 milionë euro më shumë për këtë periudhë. Reduktimi i TVSH-së ka pasur ndikim më të madh në të hyrat e ATK-së apo rreth 11.6 milionë euro rënie për periudhën janar-qershor 2016. Të dhënat sugjerojnë se nuk ka pasur zbritje të çmimeve në të gjitha produktet me TVSH të reduktuar.
Sa i përket efektit të rritjes së TVSH-së nga 16% në 18%, ai theksoi se Dogana e Kosovës ka mbledhur rreth 68 milionë euro (27%) më shumë në periudhën janar-gusht 2016 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Më këtë nivel të importit, gjatë vitit 2016, Dogana mund të grumbullojë rreth 54 milionë euro më shumë të hyra vetëm nga rritja e TVSH-së nga 16% në 18%. Natyrisht që këto të hyra do të mblidhen nga xhepat e konsumatorëve kosovarë.
Në fund, ai prezantoi edhe rekomandimet e dala nga kjo analize ku GAP rekomandon se krahas uljes së TVSH-së për disa produkte dhe shërbime, Ministria e Financave duhet të paraqesë lehtësime direkte tatimore për qytetarët si masa më efektive për rishpërndarjen e të hyrave; Ministria e Financave të fillojë lirimin gradual nga taksa doganore të lëndës së parë si dhe të ndajë buxhet për rritje të numrit të inspektorëve dhe trajnimeve për ATK-në si masë për uljen e informalitetit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...