Lekaj i AAK –së Mustafën e quan kloun politik

17 Nëntor 2016 - 12:44      

Kryetari i Grupit Parlamentar i AAK-së, Pal Lekaj ka polemizuar me kryeministrin e vendit Isa Mustafa, i cili mbrëmë në profilin e vet kishte fajësuar AAK-në se me mos ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit, po pengon liberalizimin e vizave për qytetarët, transmeton Koha.net.

Në këtë reagim Lekaj ka thënë se nëse deri tani ky kryeministër, kishte ndonjë mundësi të vogël për rikuperim dhe korrigjim të gabimeve të tij, tani kur de-facto ka filluar numërimi së prapthi, për zgjedhjet e parakohshme, imazhi politiko-social i Isa Mustafës është shkatërruar përfundimisht, duke fituar dimensionet e një klouni politik.

Pa qenë e nevojshme të përsërisim ato që tashmë i dimë të gjithë në Kosovë, kryeministri i zënë ngushtë e i rrethuar nga të gjitha anët me dështime, u hodh përsëri në sulm të pa princip dhe të pamoralshëm kundër AAK-së.

Këto sulme, ka vazhduar Lekaj, Isa Mustafa i motivon kinse me mbrojtjen e lirisë së qytetarëve, me tendencë që të manipulojë mendjet e tyre, duke thënë se qeveria i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por është opozita, konkretisht AAK'ja ajo që duke mos e miratuar demarkacionin, po e pamundësojnë lëvizjen e lirë.

A miratojnë partitë politike marrëveshje ndërkombëtare, e ligje shtetërore? Jo, zotëri Kryeministër, tani kemi institucione, të cilat ju bashkë me partnerin tuaj, po i përçudnoni, e i keni bërë inegzistente përballë shumë zhvillimeve jetike për qytetarët e Kosovës.

Liria e lëvizjes, e integrimet në BE, po i pamundësonin ju, me pafuqinë tuaj për të bërë me të mirën, për një shtet të qëndrueshëm e të zhvilluar nga ku s'do të kishin pse të iknin shtetasit tonë, me mijëra.

Gjithsesi, në tërë këtë cinizëm neokomunist, njeriu që po shkon drejt fundit është pikërisht Isa Mustafa dhe skota e tij e tërbuar nga humbja e mbështetjes dhe i etur njëkohësisht, për të qëndruar në pushtet, për para dhe karrige. Prandaj na është vërsulur natën, si i çmendur duke e sulmuar AAK-në dhe qytetarët, vetëm pse nuk lejuam e nuk do të lejojmë të bëhet pazare me tokën tonë, me integritetin e sovranitetin e kësaj toke, ka thënë ndër të tjera Lekaj

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...