Veseli thotë se Kosova nuk ka sistem të mirë shëndetësor

17 Nëntor 2016 - 12:41      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në takimin prezantues nga VGH - Vitals Global Healthcare dhe partneri i tyre PHI – Partners Health International, lidhur me transformimin e shëndetësisë kosovare, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Duke e konsideruar transformimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë të një rëndësie kapitale për vendin tonë, Veseli tha se çdo ide dhe iniciativë që i ndihmon këtij procesi është e mirëpritur dhe do të ketë mbështetjen institucionale.

Ai vlerësoi se 17 vite pas luftës, Kosova ka një sistem shëndetësor, me të cilin nuk mund të jetë i kënaqur askush. Ai tha se neglizhenca institucionale, fondet e pamjaftueshme, mungesat buxhetore, të arsyeshme e të paarsyeshme, mosdefinimi si interes nacional, në shumë raste edhe interesat e paligjshme grupore, kanë ndikuar negativisht në zhvillimin dhe modernizimin e sistemit kosovar të shëndetësisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...