Në Ditën e tyre, ministri u premton studentëve më shumë bursa

17 Nëntor 2016 - 11:55      

Në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pritur sot një delegacion nga Unioni i Studentëve të Kosovës, të prirë nga kryetari Arben Mehmeti.

Ministri Bajrami, pasi që ua uroi këtë ditë studentëve të gjithë Kosovës, theksoi se Ministria e Arsimit po punon vazhdimisht për të krijuar kushte sa më të mira për studime cilësore, në mënyrë që studentët të mund të jenë të barabartë në tregun evropian të punës dhe të suksesshëm në nivele akademike.

Duke folur edhe për mundësitë për studime jashtë vendit për studentët kosovarë, ministri Bajrami tha se Ministria ka një skemë të gjerë të bursave dhe po punon për ta zgjeruar edhe më tutje atë.

Ministri Bajrami, po ashtu, iu premtoi mbështetje Unionit të Studentëve të Kosovës në aktivitetet e tyre. Ai tha se studentët janë faktorë kyç në ngritjen, por edhe në matjen e cilësisë në universitete.

Kryetari i Unionit të Studentëve të Kosovës, Arben Mehmeti falënderoi ministrin Bajrami për përkrahjen që po i bën kësaj organizate, por edhe për mundësitë që po krijon për studentët. Ai theksoi se Unioni, ndër të tjera, po planifikon monitorimin e universiteteve publike, në mënyrë që të ndihmojë edhe MAShT-in me raporte për gjendjen aktuale dhe të krijohen mundësi për të përmirësuar gjendjen.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...