17 Nëntor 2016 - 12:30
Në këtë kumtesë thuhet:
Si malazezë kosovarë autoktonë, të cilët shtetin amë e kanë Malin e Zi, jemi të bindur se Podgorica zyrtare bashkëndjen problemet në të cilat gjendet Prishtina zyrtare. Njëkohësisht, jemi të bindur se Mali i Zi si shtet nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pengesë që qytetarët e Kosovës të marrin liberalizimin e vizave, sepse liberalizimi në asnjë mënyrë nuk do të jetë frenim i tij drejt anëtarësimit në NATO.
Marrëdhëniet e mira ndërqinjësore e bilaterale në mes të Kosovës e Malit të Zi janë në nivelin më të lartë, e ,meqë ka ndodhur këmbimi i ambasadorëve, presim përparimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shtimin e këmbimit të mallrave ndërmjet dy vendeve. Zhvillimi ekonomik është tema me të cilën duhet të merremi e t’i përkushtohemi, ndërsa Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi pa kurrfarë dyshim do të ratifikohet herët a vonë.
Ky qëndrim yni bazohet në faktin se Marrëveshja në nenin 7 jep mundësi që në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë ndërmjet dy shteteve të bëhen korrektime të nevojshme e të balancuara pa kurrfarë limitesh. Neni 7, në mënyrë të argumentuar, konfirmon pohimet e arsyeshme të dy qeverive se fjala është për Marrëveshjen që nuk mund t’i sjellë dëm as Serbisë dhe as Kosovës.
Për të gjitha këto sa u thanë, apelojmë te kryeministri , kryetari, kryetari i Kuvendit , si dhe te të gjithë liderët e subjekteve parlamentare politike që sa më parë të harmonizohen dhe të organizojnë një takim të përbashkët në të cilin kësaj radhe do të thirrej edhe Komisioni malazez për Kufi. Në këtë takim eventual është me shumë rëndësi fokusimi dhe vënia e theksit në nenin 7 të përmendur.
Me këtë nen, krahas mirëkuptimit dhe me shkallën më të madhe të përgjegjësisë e të gjitha palëve pjesëmarrëse, jemi të sigurt se do të arrihej zgjidhja dhe konfirmimi i qëndrueshmërisë i Marrëveshjes “kontestuese” për demarkacion me Malin e Zi.
Demarkacioni me Malin e Zi nuk duhet të jetë arsye as për zgjedhjet e parakohshme dhe as kusht për liberalizim vizash, sepse qytetarët nuk mund të jenë peng të asnjë politike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...