17 Nëntor 2016 - 11:23
Vetëvendosje, përmes deputetit të vet Glauk Konjufca kërkoi që në Kuvend të debatohet për vdekjen e Astri Deharit.
Pas këtij propozimi fjalën e mori kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti i cili tha se duhet të priten rezultatet e hetimeve e pastaj të debatohet për këtë rast.
Ngjashëm foli edhe kolegu i Pajazitit Ismet Beqiri.
Debat për rastin Dehari kërkuan edhe përfaqësuesi e AAK-së Pal Lekaj dhe ai i Nismës Zafir Berisha.
Propozimi u hodh në votim i cili nuk u konsiderua i vlefshëm pas në seancë ishin të pranishëm 45 deputetë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...