17 Nëntor 2016 - 11:04
Në fillimin e saj, të gjithë deputetë e Vetëvendosjes, me parullën Drejtësi, kanë dalë para foltores. Në emër të tyre foli në kryetari i Vetëvendosje Visar Ymeri.
Visar Ymeri, ka thënë se qeverisja e tanishme në Kosovë, tentoi t’ia ndalë zërin Astrit Deharit, duke e mbajtur padrejtësisht në burg.
Ymeri ka thënë se Dehari asnjëherë nuk ishte intervistuar për akuzat e tij dhe se politikisht po mbahej në burg.
“Astriti ishte arrestuar nën akuzat për terrorizëm, por asnjëherë arrestuesit e tij nuk publikuan ndonjë provë kredibile, asnjëherë nuk u intervistua për akuzat ndaj tij. Ai u arrestua që të mbahej në burg politikisht. Ky regjim Astritit tentoi t’ia ndalë zërin”, ka thënë Ymeri.
“Raporti i obduksionit shfaqi diçka tjetër ndërsa Nexhmi Krasniqi gënjeu me deklaratat e tij. Nuk është se i rrëshqiti goja, por e tha që ta fshihte të vërtetën për vdekjen e Astritit. Që prej atëherë kemi pasur deklarata kontradiktore. Shërbimi korrektues thoshte një gjë, prokuroria një gjë tjetër. Kjo vazhdoi me rrjedhje të informatave. Përkundër faktit se kryeprokurori i Prizrenit deklaroi se provat janë të siguruara, ato u publikuan në media”, ka shtuar lideri i VV-së.
Deputeti i VV-së, ka thënë se Prokuroria u bë pjesë e propagandës për vdekjen e Astrit Deharit duke çorientuar opinionin publik.
“Prokuroria u bë pjesë e propagandës për ta çorientuar opinionin publik. Mënyra se si është administruar ky hetim, tregon se hetuesit nuk janë të interesuar që ta zbardhin të vërtetën, por ta çorientojnë publikun”, ka thënë Ymeri.
“Ky shtet i kapur nuk po prodhon drejtësi për qytetarët e Kosovës. Fatkeqësisht edhe ky kuvend dështoi të jetë zë i qytetarëve, por u bë Kuvend i manipuluar nga Kadri Veseli me shokët e tij. Ky regjim ka instaluar një administratë që po shndërrohet në një shtet antipopullor. Që vihet kundër tij, edhe siç ishte rasti me Astritin, e mbyt atë. E privon nga jeta”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...