Telefonia e Serbisë mbulonte 7 për qind të Kosovës, tash 25 për qind

17 Nëntor 2016 - 10:47      

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar se Serbia “ka të drejtën që të tërheqë kodin telefonik për rajonin gjeografik që ua ka lënë në dispozicion për shërbim institucioneve të përkohshme të Kosovës”, transmeton Koha.net.

"Nëse Prishtina nuk respekton dispozitat e marrëveshjes që kanë të bëjnë me punën e lirë e të papenguar të ‘Telekom Srbija' ose me posedim të pasurisë, për çfarë është detyruar herën e parë, Serbia ka të drejtë të tërheqë numrin thirrës për rajonin gjeografik që ia ka vënë në dispozicion për shërbim institucioneve të përkohshme në Kosovë”, citon gazeta Politika e Beogradit të ketë thënë Gjuriq.

Ai mendon se pushteti i krahinës e ka njohur kompaninë shtetërore të telekomunikacionit serb si operator legal që tani, rrjetin e vet nga 7 për qind të territorit do ta zgjerojë në 25 për qind të territorit dhe kjo do t’iu mundësojë serbëve në jug të Ibrit që pas disa viteve, sërish, të kenë qasje në telefoninë fikse e mobile të "Telekom Srbija".

Ai ka sqaruar se Serbia dhe Unioni Ndërkombëtar për Telekomunikacion (ITU) si anëtar i tij, do të bëjë kërkesën për numrin thirrës dhe ai është numër i Serbisë.
Austria do të dërgojë letrën me të cilën njofton ITU-në se Beogradi e Prishtina kanë arritur marrëveshje për telekomunikacion dhe do ta njoftojë me përmbajtjen marrëveshjes.
"Serbia si titullare kërkon numrin dhe disponon numrin dhe ai do t’i jepet Kosovës* (me fusnotë) – Rezoluta 1244 e KS të KB-së”, ka theksuar Gjuriq.

Ai ka theksuar se Beogradi, për ta thirrur Prishtinën, edhe më tej, do ta formojë numrin 038 për telefoninë fikse dhe të gjithë numrat thirrës për krahinën do të tarifohen si të gjithë numrat tjerë ndërurbanë brenda Serbisë .
"Qytetarët nuk do ta formojnë numrin +383 kur të thërrasin nga cilido qytet i Serbisë. Tarifa kombëtare është unike për thirrjet në rrjetin fiks”, ka thënë Gjuriq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...