17 Nëntor 2016 - 10:40
Ai me këtë rast tha se” nuk është e vërtetë e as në natyrën e LDK-së, as në formën e punës së saj që të bëj presion”, raporton KTV.
Sepse, sipas tij, po të kishte presion, deputetë nuk do ta kishin nënshkruar. Po i presim raportet e organeve të drejtësisë. Pastaj askush nuk mund ta ndalë asnjë debat as seancë. Askujt nuk duhet t’i takoj që rastet e ndjeshme të shfrytëzohen për qëllime tjera, aq më pak për qëllime politike. Edhe ne bëjmë pjesë në grupin e atyre që kërkojnë të dihet e vërteta.
Në vazhdim Beqiri ka thënë: Flas me përgjegjësi edhe më emër të Arben Gashit e Shpejtim Bulliqit e mund t’i pyesni çka është e vërteta. Kur të mblidhen nënshkrimet e kanë validitetin 48 orë. E jo me ditë të tëra e javë. Ne nuk na pengon të flasim pasi të dalin rezultatet duhet të dalë e vërteta, por jo në këtë mënyrë dhe pa e ditur mbi çfarë baze do të diskutonim.
Nuk më kanë kontaktuar mua si shef i grupit por deputetët veç e veç. Deputeti Shpejtim Bulliqi nuk e ka ditur për çka ka nënshkruar. Vetëm i kanë thënë për Astrit Deharin por asgjë më shumë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...