VV nuk merr pjesë, AAK braktis mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

17 Nëntor 2016 - 10:26      

Kryetari i grupit parlamentar i Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka theksuar se përfaqësuesi i kësaj partie nuk po merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë, raporton Koha Ditore.

“Ka pasur mobilizim të koalicionit që kjo seancë e jashtëzakonshme për Astritin te mos mbahet. Dy herë kemi mbledhur nënshkrimet dhe për shkak te trysnisë politika ka dështuar seanca, pasi i kanë tërhequr nënshkrimet. ka pasur presion mbi Danush Ademin e Veton Berishën për tërheqje nënshkrimesh.

Kur e arriti këtë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli , ai i ai thirri seancë, e kur i kishim 40 nënshkrime nuk thirrke seancë. Kur na i hoqi dy deputetë, tash thirr mbledhjen. Ka lidhje mes atyre që po bëjnë çmos seanca të mos mbahet dhe ajo që i ka ndodhur Astrit Deharit”, tha Glauk Konjufca .

E kolegu i tij nga AAK, Pal Lekaj, e lëshoi mbledhjen.
“ Që tri herë po ftohemi, seanca nuk po mbahet. Në ditën ndërkombëtare të studentëve nuk po thirret seanca për vdekjen e dyshimtë të një studenti. Këtyre temave duhet t’i jepet përgjigje sepse kjo po e pengon integrimin dhe studentët ta shohin boten demokratike. Kjo len dyshimin se diçka ka ndodhur në burgun e Prizrenit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...