Kosova mund “të këmbehet” me Krimenë

17 Nëntor 2016 - 10:12      

Ambasadori i Ukrainës në Beograd Oleksandr Aleksandroviç ka deklaruar se qëndrimi i Ukrainës për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës mbetet i njëjtë, por ai ka shfaqur dyshimin se Rusia do të mund të “heqë dorë nga Kosova” nëse Perëndimin e njeh Krimenë, transmeton Koha.net.

„Rusia tash e mban veton e vet për pavarësinë e Kosovës, nesër mund ta heqë. Rusia e ka vënë veton jo pse i do shumë serbët , por për shkak se ajo i përgjigjet politikës së saj. Putin ka theksuar se është i gatshëm të heqë dorë nga Kosova nëse Perëndimi e njeh Krimenë. Në politikë nuk ka vëllazëri e miqësi, ka vetëm interesa”, citon “Blic” i Beogradit të ketë thënë Aleksandroviç.
Ai ka theksuar se Ukraina nuk e njeh Kosovën shtet dhe ka përkujtuar se Ukraina në kualifikimet për Kampionatin Europian në Basketboll 2017 dhe në Botërorin 2018 në futboll ka rënë në një grup me Kosovën, por ka vendosur që ndeshjet t’i zhvillojë jashtë kufijve të vet.

„Në të kundërtën, ne është dashur t’i njohim pasaportat si legjitime. Nga ana tjetër, rusët i kanë pranuar qytetarët me pasaporta kosovare“, ka thënë Aleksandroviq, duke vlerësuar se “nuk është fer që askush nuk thotë faleminderit kur Ukraina mbron qëndrimin e Serbisë.
Ambasadori mendon se Serbia me Ukrainën ka më shumë gjëra të përbashkëta se sa me Rusinë.

„Edhe ne jemi popull ortodoks. Ju e keni Kosovën , ne e kemi Krimenë dhe lindjen e Ukrainës. Sikur edhe në Kosovë, atje kanë ardhur njerëz me sasi të mëdha armatimi, që e kanë marrë nga jashtë dhe e kanë rrëmbyer territorin tonë”, pohon Aleksandroviç.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...