17 Nëntor 2016 - 09:59
Krasniqi me këtë rast ka cituar kryeministrin i cili, ka thënë:
“Qytetarët le ta dinë se opozita dhe Lista Serbe po bllokojnë liberalizimin e vizave”.
Kryeministri po harron se Listën Serbe e ka në bashkëqeverisje dhe se bashku me te i kanë bërë disa punë të përbashkëta që kanë qenë kundër Kosovës dhe nuk po mund ta bëjë asnjë punë të mirë për Kosovën me Listën Serbe. Qeveria nuk po mund ta bëjë FAK-në, nuk mund ta ndryshoj Kushtetutën, nuk mund ta miratojnë asnjë ligj të mirë për qytetarët e Kosovës etj.
Duhet të jesh më shumë se i verbër, për t’i bërë bashkë opozitën me Listën Serbe, ka konstatuar Krasniqi në reagimin e vet
Në rend të parë Lista Serbe që po qeverisë sipas Marrëveshjes së Rashkës se bashku me koalicionin qeverisës te Thaçit & Mustafa, është e angazhuar për të pasur sa më shumë Serbi në Kosovë, të pengojë sa më shumë Kosovën në konsolidimin e shtetësisë, për të grabitur çdo pasuri të Kosovës etj.
Ndërsa opozita angazhohet për të penguar çdo ndërhyrje të Serbisë në Kosovë, që Serbia të jetë jashtë Kosovës, që Kosova ta bëjë jetën e saj të shtetësisë pa u penguar nga Serbia dhe Lista Serbe, që Kosova ta ketë ushtrinë e vet etj. Ndërsa Isa Mustafa e Hashim Thaçi me marrëveshjet e Brukselit e kanë fuqizuar Listën Serbe dhe përditë e më tepër po e bëjnë Serbinë hisedarë në sovranitetin e Kosovës dhe pasurinë e saj.
Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, ne po e shohim se kryeministrit të Kosovës po i ngutet që t’i humbas mbi 8200 hektarë tokë te Kosovës, por opozita nuk e ka hallin e kryeministrit për të falur tokë stërgjyshore. Nuk ka dyshim, demarkacioni është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, por demarkacioni nuk do të duhej të ishte kusht për liberalizimin e vizave.
Shkurt: Sovraniteti i shtetit dhe tërësia territoriale e Republikës së Kosovës janë rrezikuar dhe po rrezikohen nga Kryeministri, koalicioni i çakorduar dhe Lista Serbe!, ka përfunduar Krasniqi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...