Çitaku–Daçiqit: Kisha në Kampusin e UP-së u ndërtua kur u dëbuan gjithë shqiptarët, përfshirë mua

16 Nëntor 2016 - 22:46      

Vlora Çitaku ka folur edhe për tolerancën fetare në Kosovë, gjë për të cilën Kosova u vu në sy të keq nga Ivica Daçiq.

Çitaku ka thënë se gjatë luftës së fundit janë djegur shumë xhamia nëpër Kosovë, ndërsa për kishën në Kampusin e UP-së, Çitaku ka folur në veçanti, transmeton Koha.net.
Ajo ka thënë se në Kosovë ka kishë e xhami në një oborr, kurse me të vetmën kishë që kanë problem është ajo në Kampusin e UP-së, që është ndërtuar pa leje.
“Kisha është ndërtuar kur të gjithë shqiptarët ishin dëbuar nga Universiteti i Prishtinës, përfshirë edhe mua”, ka thënë Çitaku, duke shtuar se ajo nuk do të preket dhe do të qëndrojë aty ku është.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...