Trepçën në Këshillin e Sigurimit Daçiq e quan zemër të Serbisë

16 Nëntor 2016 - 21:49      

Në OKB ka filluar shqyrtim 3 mujor i sekretarit të përgjithshëm të KB-së Ban kee Mun për Kosovën.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq sonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka përsëritur akuzat e tij kundër institucioneve të Kosovës, transmeton Koha.net.
Risi në fjalimin tij ka qenë Ligji për Trepçën miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Ai e ka quajtur këtë Ligj ilegal dhe ka thënë se për këtë arsye Serbia e ka anuluar.

Ai i ka ftuar të gjitha vendet e KS-së që të bëjnë çdo gjë që Ligji për Trepçën të mos zbatohet.
Daçia në vazhdim ka thënë Trepça është pronë e ndërmarrjeve serbe që veprojnë në Serbi.

“Trepça është zemra e Serbisë”, ka thënë ai.
Daçiq, megjithatë ka kërkuar biseda për Trepçën.
Zëvendëskryeministri serb në vazhdim ka folur për gjoja për mosrespektimin e pronës private nga institucionet përkatëse në Kosovë.

Daçiqi në vazhdim k kërkuar formimin e shpejtë të Asociacionit të Komunave serbe për të cilin ka thënë se është bazë e ruajtjes së të drejtave të serbëve në Kosovë.
Ai në vazhdim ka thënë se situata e sigurisë është e pafavorshme e, sidomos për serbët që duan të kthehen ndërsa në kët kontest ka përmendur edhe protestat kundër kishës në kampusin universitar të Prishtinës.

“Serbët nuk p mund të kthehen atje sepse shqiptarë me dokumente të rreme ua kanë marrë pasurinë dhe serbet nuk kanë ku të vendosen”, ka akuzuar Daçiq ndërsa pengesë për kthimin e serbëve i ka parë edhe protestat në Mushtisht e Gjakovë kundër kthimit të serbëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...