16 Nëntor 2016 - 21:32
Në raport theksohet se dhuna politike e muajve më të hershëm është ndalur, por pikëpamjet e ndryshme të partive politike, janë po aq të ndara dhe shoqëria vazhdon të jetë e ndarë, dhe kjo sipas raportit është fatkeqësi.
Ai përmend edhe takimin e Presidentit Hashim Thaçi me familjet e të zhdukurve, ku siç thuhet në raport, kjo çështje është duke u trajtuar në mënyrë humanitare dhe jo politike.
“Aprovimi i Ligjit për Trepçën në mënyrë të përshpejtuar ka dal si barrierë që ka krijuar reaksione mes serbëve të Kosovë dhe Beogradit, ku si pasojë serbët e Kosovës e kanë ndal bashkëpunimin qeveritar me institucionet e Kosovës”m thuhet në raport.
Në raport flitet për gjendjen e papunësisë, për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe rajonit, për zhvillimet politike në komuna dhe zhvillime tjera dhe për zbatimin e ligjit, transmeton KosovaPress.
“Vdekja e Astrit Deharit, aktivist i Vetëvendosjes, ka ngritur shumë brenga dhe ka shtuar indinjatë. Për veç pyetjeve që janë ngritur, duhet të zhvillohet një hetim i pavarur”, thekson raporti.
Po ashtu theksohet edhe arrestimi i të dyshuarve që kishin për qellim ndërmarrjen e sulmeve terroriste në Kosovë dhe rajon.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...