Berisha: Operatori serb do të jetë i përhershëm [video]

16 Nëntor 2016 - 20:40      

Eksperti i telekomunikacionit dhe anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha në “Rubikon” të KTV-së ka ngritur shqetësimin rreth operatorit serb i cili përfshihet në marrëveshje.

Ai e sheh si pozitive marrëveshjen për Kosovën, transmeton Koha.net.

“Ne do të donim, secili prej nesh që ai kod, përderisa ne nuk e kemi ende atë kod, përderisa ITU nuk e ka alokuar ende. Kush është pronari atëherë? Ne jemi në pritje të asaj dhe në çdo variant është ana më pozitive e marrëveshjes”, ka thënë Berisha.

Berisha është i sigurt se operatori serb do të jetë i përhershëm.

“Me bindje të plotë e them që operatori serb ka me qenë i përhershëm. Ne nuk kemi ende kod sepse teksti i kërkesës është në modalitetet ku pajtohet Serbia e Kosova. Nëse Serbia pajtohet të mos pengoj, absolutisht kemi një lajm të gëzueshëm. Pjesa që ka të bëj me kodin është absolutisht në rregull”, përfundoi ai.


Berisha: Operatori serb do të jetë i përhershëm by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...