Për çfarë ankohen mjekët në Ministrinë e Shëndetësisë [video]

16 Nëntor 2016 - 19:20      

Endokrinologët Bardhyl Gashi dhe Luan Gola janë ankuar në komisionin parlamentar për shëndetësi, raporton KTV.

Pavarësisht insistimit të tyre që në Kosovë të sillet insulina humane apo analoge moderne, ajo po zëvendësohet tash e 6 muaj me një tjetër që quhet biosemilare, të cilën madje nuk e përdor asnjë shtet në rajon.

Kryesuesja e komisionit, Flora Brovina e cila është marrë vetë me këtë problematikë, u ka premtuar atyre se do ta ushtrojë pozitën që ka për të kërkuar përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë, pasi ky ilaç është blerë përmes një tenderi të proceduar nga kjo Ministri.

Përdorimi i këtij medikamenti dhe efektet anësore që mund të ketë, kanë ngritur edhe më shumë shqetësimin te deputetët. KTV-ja ka provuar të marrë një prononcim nga Ministria e Shëndetësisë për këtë çështje, por vetë ministri nuk ka qenë i qasshëm.


Për çfarë ankohen mjekët në Ministrinë e... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...